Lajçak pas takimit me Kurtin: Shtetet anëtare vendosin për sanksionet ndaj Kosovës, dëshiroj që kjo mos të ndodhë

Lajçak pas takimit me Kurtin: Shtetet anëtare vendosin për sanksionet ndaj Kosovës, dëshiroj që kjo mos të ndodhë

Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se shtetet anëtare të BE-së do të vendosin për sanksionet ndaj Kosovës, por se kjo është kundër dëshirës së tij.

Kështu është deklaruar ai pas takimit dy orësh me kryeministrin Albin Kurti.

“Ka një dakordim për tre pikat që duhet të ndjeken për depërshkallëzimin e situatës. Mirëpo, duhet që ende të diskutojmë për hapat konkretë”.

“Takimi ishte i gjatë dhe shumë i rëndësishëm, i ndamë qëndrimet me njëri tjetrin dhe u dakorduam që ky proces të vazhdojë”.

“Shtetet anëtarë të BE-së vendosin për sanksionet. Dëshira ime është që të mos ketë sanksione dhe të dyja shtetet të takohen në Bruksel”.

Related Articles