Partitë politike në Kosovë nisën fushatën zyrtare më 11 janar, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, shkruan Gazeta Enigma.
Fushata filloi “furishëm” me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendsoje, Albin Kurtin, e që u karakterizua me një gjuhë të tij dhe pjesëtarëve të tjerë të partisë, që u konsiderua e ashpër për partitë opozitare. Edhe këta të fundit nuk e lanë keq. Madje kandidat për deputet nga opozita e krahasuan Kurtin me Hitlerin e Millosheviqin.
Për krejt këto sjellje të pahijshme, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar dënime për secilën parti.
Nga ky insititucion treguan për Gazetën Enigma statistikat se cilat parti janë dënuar e deri në çfarë vlere kanë shkuar dënimet ndaj tyre.
Deri me datën 27 janar, PZAP-i ka nxjerr 63 vendime me të cilat janë gjobitur subjektet politike të ndryshme, dhe totali i atyre gjobave të shqiptuara është 307 mijë e 400 euro.
Subjekti Politik i cili është gjobitur me më së shumti vendime është Lëvizja Vetëvendosje, e cila është gjobitur në shumën prej 31 mijë e 500 eurove, treguan nga PZAP-i për “Enigmën”.
LVV është dënuar në bazë të 6 vendimeve të marra nga PZAP-i, qe kanë pasur të bejnë me përdorimin e fyerjeve, shfaqjen e urrejtjes e gjuhën denigruese.
E partia e dytë më e dënuar është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është dënuar me një vendim dhe me një total tëgjobave pre 20 mijë eurove.
Pas LDK-së pason PDK-ja (Partia Demokratike e Kosovës) me tri vendime dhe gjoba total prej 10 mijë eurosh.
DnV: Vetëvendosja prin me gjuhë të urrejtjes
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), thanë për Gazetën Enigma se është shqetësues vazhdimi i përdorimit të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes në aktivitetet e mbajtura nga subjektet politike.
Sipas një raporti të fundit nga DnV, Lëvizja Vetëvendosje prin me rreth 25 përqind e aktiviteteve të së cilës ka pasur përdorim të gjuhës nxitëse apo së urrejtjes, kryesisht mbi baza politike.
Tutje, renditen LDK (20% të aktiviteteve), AAK (rreth 18% të aktiviteteve) dhe PDK (rreth 11% të aktiviteteve) .
Ankesat në PZAP të LVV dhe partive tjera
Nga të dhënat e PZAP-së, vërehet se ankesat rreth gjuhës në tubime janë shndërruar në një fushëbetejë mes LVV-së dhe partive tjera opozitare.
LVV i ka bërë të gjitha ankesat ndaj PDK-së, LDK-së e AAK-së, ndërkohë që këto të fundit nuk kanë bërë ankesa kundër njëra tjetrës, por vetëm kundër LVV-së.
Aty gjithashtu shihet se LVV ka bërë ankesa edhe ndaj Koalicionit për Familje, si dhe ndaj dy partive serbe; Listës Serbe, Demokracisë Serbe dhe partisë Partia Kosovskih Srba.
Gazeta Enigma ka bërë një përmbledhje të të gjitha ankesave dhe dënimeve, që nga 11 janari e deri më tani.
Përmbledhjen e dënimeve mund ta shihni më poshtë:
AAK – 12 mijë euro – ankesa nga LVV – e quajti Kurtin “argat të Serbisë e Rusisë”
LDK – 20 mijë euro – ankesa nga LVV – kandidatja për deputete nga kjo parti e krahasoi Kurtin me Hitlerin famëkeq
LVV – 3 mijë euro – ankesa nga LDK – Kurti përdori termat pezhorativ LËDËKYHI dhe PËRDËKYHI
LVV – 2 mijë euro – ankesa nga LDK – anëtari i KKZ nga radhët e LVV-së, Berat Gashi, mori pjëse në një tubim të partisësë tij në Obiliq
LDK – 6 mijë euro – ankesa nga LVV – mbajtën tubime nëobjekte publike pa autorizim
LDK – 8 mijë euro – ankesa nga LVV – mbajtën tubim politik në ambientet e QKMF-së në Viti
PDK – 2 mijë euro – ankesa nga LVV – një anëtarë i kësaj partiepreu me gërshërë kartelën e LVV-së teksa njoftoi për aderimin në PDK, duke nxitur urrejtje
PDK – 4 mijë euro – ankesa nga LVV – posteri i kandidates për deputetete Blerat Deliu Kodra, u vendos në hapësirë publike
PDK – 5 mijë e 500 euro – ankesa nga LVV – posteri i kandidates për deputetete Blerat Deliu Kodra, u vendos nëhapësirë publike
PDK – 4 mijë euro – ankesa nga LVV – posteri i kandidatit për deputetet, Mërgim Lushtarku, u vendos në hapësirë publike
PDK – 5 mijë e 500 euro – posteri i kandidatit për deputetet, Mërgim Lushtarku, u vendos në hapësirë publike
PDK – 8 mijë euro – ankesa nga LVV – Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, pati deklaruar: “T’i çojna mesazh Albin Kurtit dhe zagarve të tij…”
AAK-Nisma – 8 mijë euro – ankesa nga LVV – Fatmir Limaj mbajti tubim dhe takim me punonjës të Shtëpisë së Shëndetit nëMalishevë
PDK – 3 mijë e 500 euro – ankesa nga LVV – vendosi poster nëhapësirat e organeve shtetërore
LDK – 3 mijë e 500 euro – ankesa nga LVV – vendosën posterënë hapësirat e stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë
LDK – 4 mijë euro – vendosën posterë në hapësirat publike nëPrishtinë
LVV – 3 mijë e 500 euro – ankesa nga LDK – tha se “LDK nuk është Lidhje, por është lodhje dhe nuk është demokratike por është dokrratike”
PDK – 4 mijë euro – ankesa nga LVV – kandidatja Blerta Deliu Kodra postoi një video të realizuar në hapësirën e brendshme tëKuvendit
PDK – 4 mijë euro – ankesa nga LVV – kandidatja për deputetet Ariana Musliu Shoshi, postoi një video të bërë në hapësirën e brendshme të Kuvendit
LVV – 3 mijë e 500 euro – ankesa nga LDK – vendosën posterënë hapësirë publike në Pejë
LVV – 3 mijë e 500 euro – ankesa nga LVV – vendosën posterënë hapësirë publike në Podujevë
AAK-Nisma – 3 mijë e 500 euro – ankesa nga LVV – kandidati Nuredin Lushtaku vendosi posterë në hapësirë publike nëSkenderaj
PDK – 4 mijë euro – ankesa nga LVV – kandidati për deputet, Pleurat Sejdiu, njëherit kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, posti një video të realizuar në hapësirat e Odës së Mjekëve tëKosovës
Koalicioni për Familje – 4 mijë e 500 euro – ankesa nga Organizata Joqeveritare CEL Kosova dhe Dylberizim – përdorën gjuhë diskriminuese ndaj komunitetit LGBT+
LVV – 1 mijë e 500 euro – ankesa nga LDK – vendosën posterënë hapësirat publike në Prishtinë
LVV – 4 mijë e 500 euro – ankesa nga LDK – kandidati Halil Thaçi vendose posterë në ndërtesën kolektive pronë komunale, pa leje nga proanari
PDK – 4 mijë e 500 euro – ankesa nga LVV – kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, promovoi kandidatët e PDK-së duke shfrytëzuar hapësirat e Komunës
LDK – 12 mijë euro – ankesa nga LVV – vendosën banera nëhapsirat publike në Prishtinë
PDK – 10 mijë e 500 euro – ankesa nga LVV – vendosën posterë në hapsirat ku priten autobusët
PDK – 4 mijë e 500 euro – Komunën e Vushtrrisë e përdorën për qëllime elektorale
AAK – 10 mijë euro – ankesa nga LVV – vendosën posterë nërrugët publike në Istog
LDK – 9 mijë euro – ankesa nga LVV – kandidati Besim Mulaj vendosi poster në shtyllat elektrike në Istog
LDK – 4 mijë euro – ankesa nga LVV – kandidatja Sebeze Kabashi Muçaj vendosi posterë në rrugët publike të Istogut
LVV – 6 mijë euro – ankesa nga LDK- kandidati për kryeministër Albin Kurti i quajti “bërlloga” partitë kundërshtare
PDK – 4 mijë euro – ankesa nga LVV – kandidati Hajdar Beqa vendosi posterë në hapësirat publike
LDK – 4 mijë euro – kandidati Fadil Aliu vendosi posterë nëhapësirat publike
LDK – 5 mijë euro – ankesa nga LVV – kandidatët për deputetëShkëm Manaj dhe Lisa Rugovaj vendosën poserë në hapësirat publike në Istog
AAK – 5 mijë euro – ankesa nga LVV – kandidati Ukë Blakaj vendosi posterë në hapësirat publike në Istog
LVV – 10 mijë euro – ankesa nga LDK – kandidati Dimal Bashka e krahasoi Avdullah Hotin me presidentin serb Alkeksandër Vuçiq
Koalicioni për Familje – 5 mijë euro – ankesa nga Organizata Joqeveritare CEL Kosova dhe Dylberizim – gjuhë nxitëse dhe diskriminuese ndaj komunitetit LGBT+
LVV – 4 mijë euro – ankesa nga PDK – kandiati Valon Ramadani i quajti kundërshtarët politik “hajna”
PDK – 3 mijë euro – ankesa nga LVV – kandidati Faruk Bojaxhi bëri fushatë nga hapësirat e brendshme të Bashkisë Islame nëPrizren dhe Ipeshvisë së Prizrenit
LDK – 4 mijë euro – ankesa nga LVV – u vendosën posterë nëhapësirat publike në Suharekë
PDK – 3 mijë euro – ankesa nga LVV – u vendosën posterë nëhapisrat publike në Suharekë
LVV – 6 mijë euro – ankesa nga PDK – kandidati Haxhi Avdyli postoi një video nga hapësirat e brendshme të Klinikës sëNeurokirurgjisë
Koalicioni për Familjen – 1 mijë e 500 euro – ankesa nga LVV – vendosën posterë në shtyllat elektrike në Prishtinë
AAK-Nisma – 3 mijë e 500 euro – ankesa nga LVV – kandidatët Albana Bytyqi dhe Driton Maliqi vendosën posterë në hapësirat publike në Suharekë
LVV – 5 mijë euro – ankesa nga PDK – simpatizantët e akuzuan Prokurorinë e Kosovës se është “e kapur nga hajnat”
AAK-Nisma – 3 mijë e 700 euro – ankesa nga LVV – vendosën posterë në hapësirat publike të Skenderajt
LDK – 3 mijë e 500 euro – kandidatja Arjeta Salihu Abazi vendosi posterë në hapësirat publike në qendër të Besjanës
Lista Serbe – 4 mijë euro – ankesa nga LVV – vendosën posterënë hapësirat publike të Leposaviqit
Partia Kosovskih Srba – 3 mijë e 700 euro – ankesa nga LVV – vendosën posterë në hapësirat publike të Mitrovicës së Veriut
Demokracia Serbe – 4 mijë euro – ankesa nga LVV – vendosëposterë në hapsirat publijke në veri /GAZETA ENIGMA