Pas situatës të rënduar epidemologjike në Kosovë, qeveria e Kosovës mori masat të reja anti-COVID ku përfshijnë edhe sektorin e gastronomisë me shkurtim të orari të punës, hapësirës së kufizuar për shfrytëzim dhe staf i reduktuar.
Masat e reja anti-COVID kanë bërë që shumë biznese private të mbyllen, disa nga inspektiorati e disa të tjera nga dëmtimi financiar.
Fatos Nimani, pronari i restaurantit “Oktapodi” në Gjakovë, menjëherë pas lajmërimit të valës së katërt dhe masave të reja anti-COVID është detyruar të mbyll biznesin e tij, sipas tij kjo ka qenë e pa përballueshme.
“Kemi qenë të ri në treg dhe fatmirësisht të suksesshëm por pas tre muajve u goditëm si shumë të tjerë nga pandemia, tri valë të pandemisë i kaluam falë stafit, vala e katërt ishte e papërballueshme për neve si biznes i ri, andaj u detyrova të mbyll lokalin”, është shprehur Nimani për Gazetën “Enigma”.
“Me mua ka shkuar një pjesë e shpirtit kur e mbylla biznesin sepse kam dhënë shumë për të ndërtua atë vend, synoj të kthehem prapë por për momentin jemi të pafuqishëm financiarisht” ka shtur ai.
Nimani gjithashtu ka pohuar se nuk kanë marrë asnjë lloje ndihme nga shteti.
Kurse, Tefik Ibrahimi, pronar i biznesit për dekore në Gjilan, ndryshe nga Nimani ka thënë për Gazetën “Enigma”, ai ka marrë ndihmë nga shteti.
“Vitin e kaluar kemi qenë të liruar nga pagesat ndaj tatimeve, gjithashtu kemi marrë 800 euro për firmë dhe tri pagesa për punëtor, pastaj numri i punëtorëve është reduktuar në 2 punëtor”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ai ka treguar tutje se çmimet kanë ndryshuar, duke pas parasysh gjendjen nga pandemia.
“Të gjitha kategoritë e bizneseve janë duke u dëmtuar, është dëmtim zingjiror i ekonomisë, pasi që ne jemi biznes që varemi nga dasmat dhe ahengjet familjare”, ka shtuar ai
Tutje ai ka thënë se po thuhet se “dasmat janë burimi kryesor i rritjes së infektimi por për mua kjo nuk qëndron sepse rrallë ka pas dasma me më shume se 200 persona”.
Në anën tjetër, duke u thirrur në mos respeketim të masave, në kryeqytet janë mbyllur mbi 20 kafiteri nga Inspektoriati.
Mirëpo nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Shpat Hashani ka thënë se vendimet nga Qeveria, kanë dalë ndryshe nga ato që kanë diskutuar në takimin e mbajtur me ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Sipas tij, ata duke janë shqyrtuar edhe mundësinë e protestave apo mbylljen e bizneseve pasi janë buzë falimentimit.
“Nuk ka shpresë, për momentin nuk kemi shpresë me këto të fundit çfarë ka ndodhur, besomë që jemi në prag të falimentimit ose jemi në një gjendje që duhet ose me bë protestë masive ose mi mbyll të gjitha bizneset e atëherë ndoshta i hap sytë se jemi edhe ne një faktor si tatimpagues dhe në gjëra tjera” ka thënë ai për Gazetën “Enigma”.
Këto ditë janë shqiptuar gjoba deri në 2 mijë euro si pasojë e masave të reja që u kërkojnë të punohet vetëm në hapësirat të hapura
Hashani thotë se tashmë dënimet janë të mëdha pasi po monitorohet edhe zbatimi i Ligji anti-duhan.
“Shteti ka lejuar që të punohet, por po kapen me një ligj të duhanit që nuk ka qenë aspak e aplikueshme askund me arsyetimin që terrasat nuk i kanë kushtet e tash po dënojnë duke na lënë fajin, kjo është ‘thikë me dy teha’ dhe po bëjnë dallime tek bizneset, duke bërë selektim, dhe është totalisht e gabuar kjo qasje”, ka shtuar ai.
Me masat e reja të marra nga Qeveria, që janë në fuqi deri me 13 shtator, sektori i gastronomisë mund të punojë vetëm deri ne orën 21:30 dhe atë vetëm në ambiente të hapura e duke e shfrytëzuar vetëm 50% të hapësirës./Gazeta Enigma.