Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit 14.040 doza vaksinash “Pfizer”.
Lajmi u bë ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se deri tani kanë hyrë në Shqipëri mbi 847 mijë doza vaksinash anti-COVID.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 14,040 vaksina Pfizer. Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave AntiCovid”, shkruan Rama në faqen zyrtare në “Facebook”.
Prej ditësh situata epidemilogjike ka shfaqur një projeksion rënës dhe kjo dëshmohet nga numri i ulët i rasteve pozitive dhe i viktimave. Nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2,445 qytetarë si pasojë e COVID-19, ndërsa Tirana është qarku më i goditur nga epidemia.