Mezi fituan ndaj ekipit të ligës së tretë, Xavi: Luajtëm shumë mirë

Mezi fituan ndaj ekipit të ligës së tretë, Xavi: Luajtëm shumë mirë

Barcelona i shpëtoi eliminimit nga Copa del Rey, pasi fitoi me shumë vështirësi ndaj Intercity – ekipit të ligës së tretë. Blaugranasit fituan lojën në kohën shtesë me rezultatin 4-3.

Duke folur për Diario AS pas ndeshjes, Xavi Hernandez tha se është i kënaqur me lojën.

“Ne pranuam shumë në një lojë që e kishim gjithçka nën kontroll. Ne dhamë shumë. Loja jonë ishte e mirë. Nuk i ndalëm krosimet, nuk e kemi mbrojtur mirë zonën. Nuk mund të largohemi të lumtur. Loja ka qenë mjaft e mirë, por ne duhet të jemi më efektivë”, tha Xavi në konferencë.

I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar për dinamikën e skuadrës së Barcelonës, pasi nuk arriti të bënte përshtypje edhe ndaj Espanyolit, Xavi ishte i fortë me përgjigjen e tij.

“Jo. Loja ishte e mirë. Pjesa e parë kundër Espanyolit ishte e shkëlqyer. Dhe sot jam i kënaqur me lojën. Na mungon efektiviteti. Por ne jemi në një moment të mirë për sa i përket mënyrës sesi po luajmë. Nuk ishim efektivë në të dyja fushat. Duhet të mendoj se çfarë mund të përmirësojmë. Ka kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e së dielës. Sanksioni i Lewandowskit duhet të respektohet”.

Related Articles