Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se letra e ambasadorit të SHBA-së, Philip Kosnett, drejtuar kryeministrit Albin Kurti vetëm ia lehtëson punën këtij të fundit që të pranojë Asociacionin.
Ai thotë se letra nuk është kundërshtim ndaj Kurtit dhe si PSD ata e kuptojnë ndryshe atë letër.
“Ne e lexojmë ndryshe letrën e Kosnettit për dialogun. Ai nuk ishte kundërshtim ndaj Kurtit, por ishte dicka tjetër. Ai po ia hapë derën Kurtit për Asociacionin. Atje është biseduar dicka dhe është arritur një marrëveshje për kornizën e dialogut. Pra dihet se për cfarë do të bisedohet. Kurti do ta pranojë këtë Asociacion pasi do të thotë se kam presion nga ndërkombëtarët dhe nuk kam zgjidhje tjetër. Ai po e përgatit terrenin pasi nuk ka zgjidhje tjetër“, tha Molliqaj në emisionin Pressing në T7, raporton Gazeta Enigma.
Tutje ai tha se edhe zgjidhjet që janë në dispozicion janë të mangëta.
“Janë vetëm dy opsione. Asociacioni apo status-quoja. Kjo e dyta është më e rrezikshmja. Dhe duket se pikërisht këtë po e do ai”, përfundoi Molliqaj.