Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti i ka reaguar ambasadorit gjerman, Jorn Rohde lidhur me deklaratën e vendeve të QUINT-it ku Qeverisë së Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.
E mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Zulfaj e ka quajtur praktikë të keqe.
Ai në një postim në Twitter shkruan se “praktika e vendosur” ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale lejoheshin të vepronin lirshëm në Kosovë.
“’Praktika e vendosur’ ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale lejoheshin të vepronin lirshëm në vendin tonë.
Të gjithë shtetasit serbë në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes Zyrës Ndërlidhëse Serbe në Prishtinë ose përmes postës.
Ju të gjithë e përkrahni sundimin e ligjit në Kosovë”, ka reaguar këshilltari politik i kryeministrit. /Gazeta “Enigma”/
"ESTABLISHED PRACTICE" was a BAD PRACTICE where foreign illegal structures were allowed to operate freely in our country.
All Serb citizens in Kosova with dual citizenship CAN VOTE via Serb Liaison Office in Prishtina or via mail.
You all support rule of law in Kosova. https://t.co/1mYY3SKvtC— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) January 14, 2022