Plagosen dy persona në një parking të një pompe të derivateve në Prizren

Plagosen dy persona në një parking të një pompe të derivateve në Prizren

Në orët e para të mërkurës, dy persona janë plagosur në Prizren në rrugën “Transiti i ri” në një parking të një pompe të derivateve, raporton Enigma.

Sipas Policisë, fillimisht të dyshuarit pas takimit janë fjalosur dhe një person pastaj ka shkrepur armën e zjarrit në drejtim të dy tjerëve, ku personat e përfshirë në rast janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa të plagosurit kanë kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Me datën 29.01.2025, rreth orës 02:00 në rrugën “Transiti i ri “ në Prizren disa persona të dyshuar janë takuar në parkingun e një pike shitje të derivateve. Të dyshuarit menjëherë pas takimit kanë filluar të fjalosen dhe së paku një person ka shkrepur armën e zjarrit në drejtim të dyshuarve të tjerë.

Pas shkrepjes së armës persona të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes e dy nga ata kanë kërkuar ndihmën e mjekut në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia bën të ditur se gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim.

Janë kryer disa kontrolle, ku janë sekuestruar tri armë zjarri dhe dy vetura, si prova materiale.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.

“Me kohë janë njoftuar Sektori i Hetimeve të stacionit dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe kanë mbledh provat dhe dëshmitë. Dy nga të dyshuarit gjinden në trajtim mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Policia gjatë natës ka bërë identifikimin e personave të përfshirë në rast, janë kryer kontrolle në disa vende, tre armë zjarri- pistoleta dhe dy automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

Sektori Rajonal i Hetimeve I Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke e hetuar rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, thuhet në komunikatë.

Related Articles