Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar fat në ndeshjen e sontme kombëtares së Shqipërisë ndaj asaj të Spanjës, e cila është vendimtare për kualifikim ose jo tutje në EURO 2024.
Osmani shpërndau një video rrëqethëse të një kalorësi me flamurin Kuq e Zi, me këngë patriotike në sfond dhe me një zë që thotë “E paqim përjetë Shqipërinë të lirë e sovrane”.
Shqipërisë i duhet medoemos një fitore ndaj Spanjës, për të mbajtur gjallë shpresat për kalim tutje nga grupet e EURO 2024.
Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 21:00. /Gazeta Enigma