Presidentja Osmani pret në takim Edi Ramën dhe Tony Blair

Presidentja Osmani pret në takim Edi Ramën dhe Tony Blair

Në nder të 25 vjetorit të çlirimit, Presidentja Vjosa Osmani, do të pret në takimin kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair, raporton Gazeta Enigma.

Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.

Njoftimi i plotë:

Agjenda e aktiviteteve të Presidentes Osmani në nder të 25 vjetorit të çlirimit, për 10 qershor 2024

Në orën 08:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim z. Tony Blair, ish-Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani dhe z. Blair do të deklarohen për media.

Në orën 16:00, Presidentja merr pjesë në shënimin e 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Related Articles