Prokuroria nis hetimet për vdekjen e punëtorit në Pejë – Nikçi jep detaje për Gazetën Enigma

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e punëtorit në Pejë – Nikçi jep detaje për Gazetën Enigma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person e ka humbur jetën në vendin e punës, raporton Gazeta “Enigma”.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi në një përgjigje për Gazetën “Enigma” tha se për rastin tragjik tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria.

“Dy prokurorë të shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka humbur jetën një person. Bëhet fjalë për një punëtor i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë edhe shefi i drejtorisë rajonale të Pejës dhe hetuesit policorë, së bashku me Inspektoratin e Punës, duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës”, deklaroi Nikçi për “Enigmën”.

“Trupi i pajetë i viktimës pritet t’i nënshtrohet procedurave të mjekësisë ligjore, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të zbardhur nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë”, tha Nikçi. /Gazeta Enigma/

Related Articles