Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen sa më vonë.

Sa i përket buxhetit të KQZ-së, Radoniqi tha se mund të jetë përafërsisht si në zgjedhjet e kaluara,

“Sa më vonë. Çështja e buxhetit nuk është diskutuar ende në KQZ, por besoj se do të jetë përafërsisht si në zgjedhjet e kaluara. Sa i përket datës, kemi kërkuar që të kemi sa më shumë kohë, na duhen përgatitje sepse nuk është proces i lehtë”, tha Radoniqi.

Megjithatë, Radoniqi e pohoi se ka kërkuar që 7 qershori të jetë dita kur të mbahen zgjedhjet, ashtu siç parashihet nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

Related Articles