Së fundmi edhe Mali i Zi konfirmoi qarkullimin e varintit Omicron në vend, i identifikuar në pesë pacient, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Ashtu sikurse është raportuar gjerësisht rastet janë pa simptoma ose me shenja të lehta, por shqetësimi kryesor mbetet përhapja e shpejtë.
Në këto kushte edhe në Kosovë autoritetet shëndetësore nuk e përjashtojnë mundësin që ky variant të jetë i pranishëm.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK), Valbon Krasniqi, vëren se spektri i sëmundjes është i njëjtë prandaj fokusi duhet të mbetet tek vaksinimi i plotë dhe ai përforcues.
“Mundësia e paraqitjes së Omicron-it në Kosovë, normalisht që është evidente dhe është e vështirë të paramendohet se nuk do të ketë raste edhe në Kosovë, pasi virusi është i njëjtë, rrugët e përhapjes janë të njëjta”, tha drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Njëherit, Krasniqi konfirmon se situata e pandemisë në Kosovë është e qetë, vetëm gjatë këtij muaji numri i të shtruarve në spital nuk e ka kaluar shifrën e 50 pacientëve.
Ndërsa, infektologu, Hamdi Ramadani, në një prononcim për Gazetën ‘Enigma’ ka theksuar se ardhja e mërgimtarëve nga vendet ku veç është prezent varianti Omicron është një mundësi më e madhe e rritjes së këtij virusi edhe në vendin tonë.
“Mundësia është e madhe veqanërisht tani me ardhjen të mërgatës të cilët vijnë nga vende ku Omicron tani më është prezent, si Gjermania, Franca, Anglia, Holanda e shumë vende të tjera”, ka deklaruar ai.
Pra, sipas infektologut Ramdani “kjo është një mundësi e eksponenciale të COVID-19, është shumë e mundur dhe e pritur kur dihet se dy vaksina nuk mbrojnë nga varianti Omicron”.
Vaksinimi në vendet me Omicron
Dr. Antony paralajmëron rritje të rasteve me Omicron në këto festa të fundvitit, ku lëvizja e qytetarëve nga ato shtete me Omicron në vendet tjera do të qoj në rritje numrin e rasteve me këtë virus.
LEXO EDHE: Ardhja e mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, a pritet që MSH-ja t’i ndryshojë masat antiCOVID?
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar tri raste të reja.
Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive është 311
Derisa qytetarët kanë filluar të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës./Gazeta Enigma/