Qeveria e Kosovës nuk rrezikon të bie ani se zyrtarët dhe politikanët serbë më nuk do jenë pjesë e institucioneve, derisa të kthehet prapa vendimi për suspendimin e gjykatëses serbe, Liljana Stefanoviç nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pasi kjo e fundit mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Serbi të mërkurën e 23 marsit.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për Gazetën Enigma se Lista Serbe ka zyrtarisht 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, “porse bojkotimi apo largimi nga institucionet e Republikës së Kosovës, nuk është se mund të shkaktoj zgjedhje të reja”.
Sipas tij, Qeveria Kurti nuk varet nga votat e të njëjtëve, por shton se “për shkak të funksionimit demokratik të institucioneve dhe pjesëmarrjes në procese të rëndësishme që mund të votohen nga Kuvendi i Kosovës, është e nevojshme dhe e shëndetshme për demokracinë që edhe komuniteti serb të këtë përfaqësuesit e saj”, tha Miftaraj.
Pse serbët dolën nga institucionet?
Në Mitrovicën Veriore dhe në Graçanicë këtë të premte serbët kanë protestuar pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti ua ka ndaluar të votojnë në Kosovë për zgjedhjet serbe të tre prillit, derisa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dalë me një mesazh, siç e ka quajtur, “urgjent” për t’i thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më.
“Të nderuar qytetarë, me urdhër të Albin Kurtit është ndërruar kryetarja e Gjykatës Themelore, gjyqtarja serbe Ljiljana Stevanoviç”, potencoi të enjten Vuçiq.
“Albin Kurti vendosi të sulmojë serbët, ai e shkeli Marrëveshjen e Brukselit dhe, sipas vullnetit të tij dhe atyre që e mbrojnë, Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”.
Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, theksoi se të gjithë të angazhuarit e komunitetit serbë në institucionet e Kosovës do ta pezullojnë punën e tyre, për shkak të suspendimit të kryetares e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.
“I dërgoj një mesazh Albin Kurtit, Policisë së Kosovës se nuk do të na frikësoni. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa që kanë shqiptarët në Kosovë”, tha Rakiq.
“Duam paqe. Dua të theksoj se për herë të parë nuk kemi arritur një marrëveshje me presidentin Aleksandër Vuçiq për tu larguar nga institucionet e Kosovës”.
“Edhe sot i kemi kërkuar të njëjtën gjë, por ai ka kërkuar që mos ta bëjmë. Dua të theksojë se të gjithë serbët që punojnë në institucionet e Kosovës duke”.
“Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por edhe përgjegjësi nëse eskalon situata”
Ndërkohë, shtetet e Quint-it kanë shprehur shqetësim se në protestat e paralajmëruara sot nga qytetarët serbë në veri të Kosovës mund të ketë rrezik për përshkallëzim të dhunës.
Në një deklaratë të përbashkët, shefat e misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje që protestat e sotme të jenë paqësore dhe të mos kalojnë në dhunë.
Të paktën 10 autobusë me serb nga Serbia ju bashkuan protestës
Gjatë protestës raportohet se të paktën 10 autobusë me protestues nga Serbia arritur në Mitrovicën e Veriut për t’ju bashkuar protestës, raportoi Kossev.
Sipas këtij mediumi lokal autobusët me targa RKS, KM, CA dhe BG kanë arritur nga drejtimi i Zveçanit.
Edhe në këtë protestë morë pjesë punëtorët nga institucionet publike të Kosovës në Veri ndërkaq një numër i vogël i policëve ishte prezent.
Protestat e serbëve në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë janë organizuar për të kundërshtuar mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. /Gazeta Enigma/