Ndyrshe nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, më i rezervuar në deklarimin e tij është treguar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka përsëritur thirrjen e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit në Ibër Lepenc, dhe e ka quajtur sabotazh e akt terrorist.
“Patëm një takim me kryeministrin Kurti dhe komunitetin ndërkombëtar. Kryeministri pati mundësinë të na informojë për zhvillimet e së premtes mbrëma. Nga ana e Bashkimit Evropian, Borrelli ka bërë një thirrje të qartë që nuk do ta përsëris sepse dihet tashmë”, tha ai pas takimit të sotëm me Kurtin. / Gazeta Enigma.