Shqipëria mbrëmjën e së hënës ka përfunduar rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian, Euro 2024.
Menjëherë pas eleminimit, ka folur trajneri i Shqipërisë, Sylvinho.
Ai ka thënë se e gjithë skuadra e meriton notën 10 pasi e dha maksimumin.
“Të gjithë kem notën 10 për këto ndeshje. Pas shortit sigurisht të gjithë njerëzit mendonin se neve do të na mundte Kroacia 4:0., 5:0, do të na mundte Italia thellë, apo edhe Spanja, por ja ku jemi këtu, dhe nuk doli ashtu” – është shperhur ai, për emisionin Euro Shoë.
Përballja me Spanjën ishte vendimtare për fatin e Shqipërisë në Euro 2024. /Gazeta Enigma