Kombëtarja e Shqipërisë sot ka nisur zyrtarisht përgatitjet për përballjen me Italinë, ndeshje kjo që do të luhet ditën e shtunë në ora 21:00.
Elseid Hysaj, mbrojtësi i kuqezinjëve ishte i pranishëm sot në konferencën për shtyp.
Ai theksoi se skuadra i di forcat e saj dhe do të bëjë maksimumin në Euro 2024.
Tutje Hysaj shprehet i bindur se kuqezinjtë do të jenë një nga suprizat e Kampionatit Europian, derisa thekson se atmosfera në ekip është mjaft pozitive dhe të gjithë futbollistët janë gati për këtë aventurë. /Gazeta Enigma
Shqipëria në Euro 2024, Hysaj: Kuqezinjtë do të jenë një nga suprizat e Kampionatit Europian
