Me tu afruar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, interesimi për të ditur se ku po qëndrojnë partitë me elektorat, sa shkon e po rritet.
Për t’i dhënë epilog kësaj çështje, Gazeta Enigma ka hapur një sondazh me pyetjen se kë do të votojnë qytetarët në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
SONDAZH – Kë do të votoni për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit?Posted by Gazeta Enigma on Tuesday, January 28, 2025
Në këtë sondazh, ju mund të votoni përmes rrjetit social Facebook, duke zgjedhur vetëm një subjekt politik, bashkë me emrin e kandidatit për kryeministër nga ajo parti politike.
Sondazhi ka filluar me 28 janar, 2025 në ora 13:45 dhe do të përfundoj pas 72 orësh nga koha e fillimit, më 31 janar, ora 13:45.
Pjesëmarrja juaj në këtë sondazh do të ndihmonte në pasqyrimin e përafërt të gjendjes aktuale të partive politike, para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
SHËNIM: Vota juaj në këtë sondazh do të jetë transparente. Emri dhe mbiemri juaj mund të shihet edhe nga të tjerët.
/ Gazeta Enigma/