Një burrë ka vdekur në Gjakovë si pasojë e një vetaksidenti.
Sipas Policisë, derisa ka qenë duke e drejtuar traktorin, ai nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
“Gjakovë/ 22.08.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin , dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është larguar nga rruga, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Vdekjen e viktimës thuhet se e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. / Gazeta Enigma.