Një person është goditur për vdekje nga treni në Pejë.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Gashit, dyshohet se viktima i ka dalë trenit përpara.
“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit. Janë duke u marrë detaje për rastin”, deklaroi ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë e Policës, dhe po merren me rastin.
“Detajet e tjera do të publikohen më vonë”, ka shtuar ai. /Gazeta “Enigma“/