Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka qenë e ngathtë në përballje me Belgjikën, për të arritur një kalim në fazën e mëtejme kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Kosova sot është mposhtur në udhëtim nga Belgjika me 4 gola diferencë, me rezultat 33:29. Skuadra Dardane nuk ia doli t’i kundërvihet denjësisht vendasve.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 18:12, me belgët që dominuan, ndërsa në pjesën e dytë pati përmirësime për Kosovën, mirëpo në fund, Belgjika u shkëput sërish në rezultat, për ta mbyllur përfundimisht në favor të saj edhe pse në një moment ep♪7rsia e tyre ishte vetëm 1 gol, të cilën periudhë Kosova nuk arriti ta shfrytëoj maksimalisht për të barazuar rezultatin.
Para ndeshjes me Belgët, Kosova kishte matematikisht gjasa për kualifikim, pasi i duhej të fitonte këtë takim dhe të shpresonte në humbjen e Turqisë nga Greqia.
Kështu, Kosova e mbyll këtë kampanjë me një fitore dhe një barazim dhe katër humbje.