Menaxheri i skuadrës së SC Gjilanit, Drilon Sylejmani, i ka kërkuar ndjesë të gjithë tifozëve të Ballkanit pasi portieri i kësaj skuadre Stivi Frashëri është sulmuar nga disa individë në fund të ndeshjes mes Gjilanit dhe Ballkanit, shkruan Gazeta Enigma.
“I kërkojë ndjesë publike futbollistit Stivi Frashëri, klubit të futbollit Ballkani, nuk kisha pas dëshirë që këso skena të ketë skena tilla të përsëriten”, tha Sylejmani në Klan Kosova.
“Klubi ka marrë masa të sigurisë për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes, klubi i Gjilanit ka angazhuar sigurim më shumë se në çdo ndeshje. Këtu është reagimi shumë i dobët i policisë së Kosovës, këtu kanë qenë mbi 40 policë. Ka qenë neglizhencë e policisë dhe e sigurimit”, shtoi ai.
Sylejmani ka theksuar se nuk do të shfajësohet, por “përgjegjësia i takon policisë së Kosovës”.
“Sa për informacion ne jemi kujdesur edhe për sigurinë e tifozëve të Ballkanit”.
“Po më vjen keq që ka ndodh në Gjilan, jemi të gjithë të vetëdijshëm që kemi bërë një organizim të jashtëzakonshëm. Varësisht nga masat disiplinore, neve na ka dëmtuar shumë emocionalisht, të gjithë zyrtarët e klubit janë futur në fushë për t’u përkujdesur për lojtarët e Ballkanit”.
Ai ka treguar se në bazë të informacioneve, “portieri i ka ofenduar tifozët prapa portës”, por nuk e ka arsyetuar dhunën”.
“Indikatorët kanë mundur të jenë këto, unë po e dënojë fuqishëm dhunën”, shtoi Sylejmani. /Gazeta Enigma/