Babai i Neymarit do të paguajë një milion euro si garanci për lirimin e Dani Alvesit.
Kështu të paktën raporton mediumi spanjoll La Vanguardia, duke theksuar se Neymar dhe babai i tij tashmë e kishin ndihmuar Alvesin që të paguante gjobën prej 150 mijë euro për viktimën.
Vendimi i gjykatës erdhi një ditë pasi avokati i tij kërkoi lirimin e 40-vjeçarit me arsyetimin se ai kishte vuajtur tashmë një të katërtën e dënimit të tij prej katër vjet e gjysmë në paraburgim pas arrestimit të tij në janar 2023.
Në vendimin e saj, gjykata e Barcelonës i dha atij “lirim të përkohshëm” në këmbim të “pagesës me kusht prej një milion euro duke kërkuar gjithashtu që ai të dorëzojë pasaportat e tij spanjolle dhe braziliane, të qëndrojë në Spanjë dhe të paraqitet në gjykatë në baza javore.
Një nga futbollistët më të dekoruar në botë që luajti për Barcelonën dhe Paris Saint-Germain, Alves u dënua muajin e kaluar për përdhunimin e një vazje në banjën e klubit të natës Sutton në orët e para të 31 dhjetorit 2022.