Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët e vendit që të aplikojnë për Çmimin e Vullnetarizmit, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka theksuar se shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për të avancuar shoqërinë.
“Shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë tonë. Këto kontribute e meritojnë të promovohen dhe falënderohen. Çmimet e Vullnetarizmit në Kosovë janë një hap në këtë drejtim”.
“Ju bëj thirrje të gjithë juve qytetarë të nderuar që të nominoni të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Afati për nominime për Çmimet e Vullnetarizmit është 30 shtator 2024, përmes organizatës TOKA: LINKU /Gazeta Enigma/