Bashkimi Evropian ka njoftuar se takimi i radhës i kryenegociatorëve mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet më 24 tetor, të enjten e ardhshme.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk ka ofruar detaje të tjera në lidhje me temat që do të diskutohen në këtë takim, shkruan Gazeta Enigma.
Rundi i mëparshëm i dialogut në nivel kryenegociatorësh u mbajt më 17 shtator, por përfundoi pa një rezultat konkret, pa ndodhur një takim trepalësh.
Lajçak kishte njoftuar që nga 7 tetori se po punon për përgatitjet e këtij takimi në Bruksel, duke lënë të hapur mundësinë për avancimin e dialogut ndërmjet dy vendeve./GazetaEnigma/