Autobusi i kompanisë kosovare aksidentohet në Kroaci

Autobusi i kompanisë kosovare aksidentohet në Kroaci

Një autobus nga Kosova, ka dal jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zdençinës në Kroaci gjatë së mërkurës në mbrëmje.

Për fat të mirë, nuk raportohet për lëndime të rënda në njerëz, raporton “24sata.hr”, transmeton Gazeta Enigma.

Autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit.

Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë. Dy prej tyre pësuan lëndime të lehta.

Siç ka thënë policia e Zagrebit, të gjithë pasagjerët shpëtuan pasi dolën nga dera e shoferit. /Gazeta Enigma

Related Articles