Gastronomia nga sot do të punojë deri në orën 21:30

Gastronomia nga sot do të punojë deri në orën 21:30

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që të kufizoj punën e objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive.

Në kuadër të masave të reja kufizuese ndaj pandemisë COVID-19, nga nesër gastronomia do të punojë deri në ora 21:30 dhe në ambiente të hapura.

“Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30”, thuhet në vendim.

Ndërsa, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

Nga 29 gushti kufizohet edhe qarkullimi i lëvizjes së qytetarëve, duke u rikthyer masa e kufizimit të lëvizjes nga ora 22:00 deri në 05:00.

Related Articles