Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata e re e krijuar nuk duhet lejuar të na kthejë prapa në procese.
Ai tha se KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se KFOR-i nuk mund të zëvendësojë Policinë e Kosovës.
Postimi:
Sa i përket veprimeve të fundit, Kosova është plotësisht në të drejtën e saj.
Por, situata e re e krijuar nuk duhet lejuar të na kthejë prapa në procese që i kemi tejkaluar në koordinim me partnerët tanë, por gjithmonë në funksion të fuqizimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.
KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës. KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës.
Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Vetëm marrëveshja përfundimtare i zgjidh çështjet e hapura në mes të dy vendeve.