Veprimet e fillimvitit nga Serbia tregojnë se vazhdojnë të trashëgohen qëndrimet e shtetit fqinj ndaj Kosovës, arrestimi i qytetarëve kosovar dhe rrahja e politikanëve serbë vetëm pse po e përkrahin Kosovën, shpërfaqin më së miri qëndrimet e tyre rreth marrëdhënies Kosovë-Serbi.
Shteti serb vazhdimisht bën veprime provokuese ndaj Republikës së Kosovës, e më 5 janar të vitit 2024 në Merdare u arrestua ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj nga Policia serbe, lajmin për të cilin e bëri të ditur avokati i tij Xhevdet Smakiqi, shkruan Gazeta Enigma.
Avokati i Dakajt theksoi se arrestimi i ish-usharit u bë në Merdare, teksa ai po kalonte nëpër kufirin e Serbisë bashkë me vëllaun e tij rrugës për Itali, Smakiqi sipas informatave të para tha se Dakajn e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli.
Ish-ushtarit të UÇK-së i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj në Serbi.
“Ish-pjesëtari i UÇK-së Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar”.
Smakiqi theksoi se duke qenë se “arrestimi i Hasan Dakaj është ndalim politik për t’iu hakmarr pjesëtarëve të UÇK-së për arritjen e pavarësisë dhe që mos t’i lejojë ta gëzojnë liberalizimin e vizave kategoria që ka kontribuar për këtë ditë përbën çështje poltike dhe fare pak juridike”.
“Informatat e fundit për rastin e arrestimit të ish-ushtarit që i kam marrë janë se tashmë z. Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd në rrugën Baçvanska”, është shprehur Smakiqi.
Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999.
Edhe kryesministri Kurti ka reaguar menjëherë lidhur me arrestimin e Dakajt, duke thënë se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tyre, por s’ka marrë përgjigje.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu theksoi se “ndaj qytetarëve të Kosovës të arrestuar në Serbi po bëhet trajtim mizor, po ashtu padrejtësitë që Serbia vazhdon t’i bëjë ndaj qytetarëve tanë, duke i mbajtur ata në paraburgim pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë”.
Eksperti i Sigurisë Drizan Shala veprimet e tilla nga shteti serb i cilëson si “politika të Millosheviqit”
Shala, theksoi se një gjest i till nga autoritetet serbe dëshmon se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duhet të lëvizin përmes territorit serb.
“Veprimet të autoriteteve fashiste serbe edhe një herë e dëshmuan që qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të duhej të lëvizin për në botën përëndimore përmes territorit serb. Beogradi zyrtar përmes policis së saj ka aktivizuar elementet e saja intelegjente në pikat kufitare në drejtim të qytetarve kosovar që e kaluara e tyre ndërlidhet me luftën nacionale qlirimtare”, tha Shala për Enigmën.
Sipas tij ky veprim forcon politikën e viteve të 90-ta të Millosheviqit.
“Ky veprim e forcon qëndrimin që klasa politike e viteve të 90-ta të politikes Milloshoviqiane do të përdorin veprime parapolitike në krijimin e narativës që bota serbe është e rrezikuar nga ekspanzioni i politikave ndërkombëtare që e mbështesin shtetin e RKS në raport me Serbinë. Gjatë javëve dhe muajve në vijim kosovaret që do të lëvizin në vendet evropiane ta shmangin Serbinë sepse qëllimi strategjik i saj është nxitja e një konflikti ndër etnik me përmasa rajonale ku si shkas do të përdorët sendimenti nacional kosovar ( UÇK ) për të nxitur turma të qytetarve në veprim sikur brenda teritorit të Kosovës gjithashtu në teritorin e Malit të Zi, Kosovës Lindore dhe Maqedonis se Veriut”, përfundoi Shala për Enigmën.
Reagimi i MPJD-së
Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës ka dal me deklaratë, duke thënë se kanë njoftuar zyrën e BE-së në Serbi, Ambasadën e ShBA-së dhe atë të Britanisë së Madhe.
MPJD thotë se dënojnë ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi.
MPJD ka njoftuar se do të paraqesë kërkesë zyrtarë autoriteteve serbe për ta lejuar ambasadorin Jashari që ta vizitojë të arrestuarin Hasani.
Ndërkohë, një provokimi tillë nga Serbia ka ngjallur tensione në Kosovë, ku ndër të tjera analisti Ilir Mirena u ka bërë thirrje gjithë ushtarëve të UÇK-së që të mos kalojnë nëpër Serbi derisa i gjithë Ballkani të bëhet pjesë e BE-së.
“Ish-ushtari i UÇK’se, Hasan Dakaj, qenka arrestuar sot ne Serbi. Me gjithe keqardhjen per arrestimin e tij, nuk arrije t’i kuptoje ata ish-ushtare te UÇK’se dhe ish – veprimtare te tjere te cilet zgjedhin te kalojne tranzite neper Serbi? Sot, ekzistojne mundesi te shumta udhetimi per t’iu shmangur Serbise. Pse duhet te kalojne neper kete vend qe vazhdon te mbetet kaq armiqesor ndaj nesh? Prandaj, i sygjeroje secilit, qe kurdoqofte ka pasur ndonje aktivitet kunder shtetit serb, sado modeste te kete qene ai aktivitet, te mos kaloje e as te mos e vizitoje kete vend. Jo, deri ne diten kur i tere Ballkani do te jete pjese e BE’se…”, ka bërë thirrje Mirena.
Ndër të tjera, Hasan Dakaj nuk është i vetmi i arrestuar nga serbët.
Kush dhe pse u arrestua nga Serbia?
Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, janë arrestuar katër persona në kufirin e Serbisë me Kosovën, të cilët janë gjykuar për krime lufte.Në prill të vitit 2012, Mark Kashnjeti u arrestua dhe u gjykua për krime kundër civilëve në Prizren të Kosovës.Kashnjeti u lirua nga akuzat.
“Gjykata konstatoi se provat, të cilave u referohej gjykata e shkallës së parë, nuk tregojnë me siguri të mjaftueshme se i pandehuri ka ndërmarrë veprimet e inkriminuara, për të cilat akuzohet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Jovana Kollariq nga FDH-ja.
Në vitin 2018, Ramadan Maloku u arrestua dhe u akuzua për një krim në Nerodimen e Epërme në komunën e Ferizajt.Duke pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, në mars të vitit 2019, ai u dënua me një vit e gjysmë burgim.
“Ashtu si në aktgjykimet e tjera, me të cilat konfirmohen marrëveshjet për pranimin e fajësisë, gjykata në vend që të shpjegojë aktgjykimin sipas rregullores, ajo vetëm i rendit nenet e Ligjit për procedurë penale dhe në fakt, nuk e dimë se mbi çfarë baze është marrë vendimi”, thotë Jovana Kollariq.
Në nëntor të vitit 2022, Gjykata e Lartë në Beograd e shpalli Petrit Dulën fajtor për krime lufte në një fshat afër Gjakovës, në vitin 1999, ndërsa ai ishte pjesëtar i UÇK-së.
Më pas, Dula u lirua nga akuzat në prill të vitit 2023.Në Beograd, ai kreu dënimin e gjykatës së shkallës së parë, prej dy vjet burgim.Nezir Mehmetaj, i cili u arrestua nga autoritetet serbe në janar të vitit 2020, në pikën kufitare Merdarë, është ende në paraburgim në Serbi.Ai akuzohet se ka marrë pjesë në krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të komunës së Klinës, në Kosovë, në vitin 1999.
Prokuroria e Serbisë ngriti një aktakuzë kundër tij në korrik të vitit 2020, ndërkaq gjykimi filloi në prill të vitit 2021.Valon Mehmetaj, vëllai i Nezir Mehmetajt, thotë për Radion Evropa e Lirë se seanca e fundit është mbajtur më 14 dhjetor 2023, ndërsa seanca e radhës pritet në fund të shkurtit të vitit 2024.“Gjykimi po mbahet, por nuk kanë fakte. Vetëm po ja vazhdojnë paraburgimin”, thotë Mehmetaj.
Ai shton se Neziri është vizituar në burg nga fëmijët e tij, por jo nga ai dhe vëllezërit tjerë.“Gjithmonë kemi dyshimin se mos po biem në grackë”, thotë Valon Neziraj, duke iu referuar mundësisë së arrestimit edhe të tyre eventual nga autoritetet serbe.Ai vlerëson se mbajtja e vëllait të tij në paraburgim për katër vjet është “mohim i çdo të drejte njerëzore”.
Prokuroria për krime të luftës e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it lidhur me procedurën ndaj Mehmetajt.“Gjyqi u shty shumë herë për shkak të mosardhjes së dëshmitarëve ose pamundësisë për qasje. Po ashtu, për shkak të ndërrimit të kryetarit të trupit gjykues, shqyrtimi gjyqësor në këtë rast ka filluar sërish në qershor të vitit 2023”, thotë Jovana Kollariq nga FDH-ja.
Ajo shton se për tre vjet Prokuroria ka insistuar që të merret në pyetje një dëshmitar i mbrojtur, praninë e të cilit nuk është në gjendje ta sigurojë dhe gjykata e toleroi një sjellje të tillë, ndonëse vetë dëshmitari në disa raste i tha gjykatës se nuk dëshiron të dëshmojë.Gjithashtu, në vitin 2016, Nehat Thaçi, ish-komandanti i policisë për Mitrovicën, u arrestua për herë të parë dhe u lirua në bazë të një urdhërarrestimi të lëshuar nga Gjykata e Lartë e Nishit për terrorizëm.
Në të njëjtën ditë që u lirua ai, u arrestua Hilmi Kelmendi, me akuzën për krime lufte, por prokuroria hoqi dorë nga ndjekja dhe pas disa ditësh, ai u lirua.Rrezik arrestimi për të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së
Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë thonë se Hasan Dakaj dhe Nezir Mehmetaj, aktualisht janë dy qytetarët e vetëm të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Serbi.Behxhet Shala nga ky këshill thekson se rreziku i arrestimit në Serbi ekziston për të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së.“Ka mundur Serbia, që thjesht të marrë emrat që i duhen asaj ose të kopjojë listën e veteranëve [të UÇK-së] dhe ta fusë në databazat e saj. Në bazë të asaj liste të veteranëve, secilin prej tyre në listë, nëse kanë interes ose mundësi, do ta arrestojnë”, thotë Shala.Ai këshillon që të gjithë ata ta shmangin udhëtimin nëpër territorin e Serbisë. Shala konsideron se arrestimet e shqiptarëve në kufi me Serbinë, pritet të intensifikohen.
“Arrestimi i shqiptarëve do të intensifikohet si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të serbëve [nga autoritetet kosovare] apo ngritjes së aktakuzave për krime të luftës në Kosovë. Kjo është thjesht si kundërpërgjigje”, thekson Shala.Gjatë vitit 2023, Prokuroria Speciale e Kosovë ka ngritur 15 aktakuza për krime lufte. Tetë prej tyre parashohin gjykimin në mungesë.
Cila është zgjidhja?
“Zgjidhja për situata të tilla sigurisht që do të ishte ekzistenca e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes nënshkrimit të një protokolli për bashkëpunim ndërmjet prokurorive speciale të Kosovës dhe Serbisë”, thotë Jovana Kollariq nga FDH-ja.
/GAZETAENIGMA/