Shumë vende të botës duke përfshirë edhe Evropën janë kapluar sërish nga një vale e re e virusit COVID-19, shkruan Gazeta “Enigma”.
Por, a është gati edhe Kosova të përballet me një gjë të tillë?
Siç duket, nga kjo situatë pritet të rrezikohet edhe vendi ynë, Kosova.
Kështu ka thënë për Gazetën “Enigma” infektologu Salih Ahmeti.
“Gjermania, Franca, Zvicra e shumë vende e regjione të ndryshme të botës kanë pasur rritje të konsiderushme të numrit të rasteve me COVID-19. Kështu që në këtë drejtim, duke pas parasysh që sot komunikimet i kem shumë të mëdha me këto vende, mundësit e bartjës së infeksionit edhe tek ne janë mjaftë reale”, tha Ahmeti.
Ai ka theksuar se duhet të bazohemi në këtë fakt, që sipas tij, duhet të ndërrmarim masat mbrojtëse në mënyrë që numri i rasteve të jetë sa më i vogël.
“Ne aktualisht gjendemi në pozitë më të vaforshme dhe më të përshtatshme sa i përket numrit të rasteve të reja me infeksion nga COVID-19. Por unë mendoj që në këtë situatë, ne duhet t`a shfrytëzojmë, që të jemi më të përgatitur për ballafaqimet e mundshme me shtimin e numrit të rasteve”, ka shtuar ai.
Ndërsa, Blerim Syla nga Sindikata e Mjekëve, në një deklaratë për Gazetën “Enigma”, ka potencuar se Kosova është ende në poziten e njejtë si para dy viteve, sa i përket menaxhimi të pandemisë kundër virusit COVID-19.
“Duke marrë parasysh se edhe në vendet ku janë vaksinuar njerëzit edhe në vendet ku ka pasur rritje të të infektuarëve, Kosova është në gjendjen e njejtë si para dy viteve”, ka pohuar Syla.
“Do thotë se asgjë nuk ka ndryshuar për të mirë, përveq oksigjenit që është siguruar, fal drejtorisë së ShKUK-së. Andaj, mendoj që nuk kemi bërë diçka më tepër për me u mburrë”.
Syla, gjithashtu ka theksuar se ende nuk dihet se çfarë vale e re mundet të arrijë tek ne, duke shprehur disa sygjerime për qeverin aktuale.
”Kisha sygjeru qeverisë aktuale që të mos bëjnë popullizëm dhe t`i kontrollojnë të gjithë mërgimtarët që vijnë për festat e fundiviti, sepse kemi me pa një fluks më të madh dhe duhet që atyre të iu kerkohet testi PCR dhe vërtetimi për vaksinim, në mënyrë që sadopak t`a kemi situatën në kontroll”, ka theksuar ai.
Perndryshe, kryesindikalisti është shprehur se nëse qeveria e Kosovës vazhdon me popullizmin e njejtë dhe lejon qytetarët të hynë lirshëm këtu, sipas tij, nuk ka ndonjë prognozë që do të kemi kapacitet për t`u ballafaquar me një valë të re.
“Në qërshorin e ketij viti, në mënyrë masovike erdhën mërgimtarë nga Zvicra, të cilët u infektuatan dhe në fund shteti zvicran, akuzat për këtë i drejtoj tek ne. Nuk kisha pas dëshirë që kjo të ndodh, andaj qeveria duhet ti thërras mendjës mirë dhe t`i vendos standartet me qëllim që edhe nëse arrinë kjo valë e re që po pretendohet, t`a kemi në kontroll”, ka shtuar ai.
Kujtomë se së fundi, disa nga vendet në botë janë të shqetsuar nga COVID-19, pasi që kanë arritur shifra rekorde të rasteve të reja.
Sllovenia të martën regjistroi 3.456 rastesh me COVID-19, ku 44.7 për qind e personave të testuar dolën pozitivë.
Poashtu, Gjermania si vendi më i populluar i Evropës me rreth 83 milionë banorë, po përballet me një valë të katërt të rasteve me COVID-19. Autoritetet gjermane kanë thënë se shifrat janë të ngjashme me ato të muajit maj.
Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se pavarësisht se në Kosovë, situata me pandeminë është duke vazhduar me rënie të numrit të rasteve të reja me COVID-19, varianti Delta sipas tyre është ende prezent dhe se gjendja nuk është akoma stabile.
Postimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19, asnjë rast i vdekjës, kurse janë shëruar 17 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 440. /Gazeta “Enigma”/