Sot është dita e dhjetë prej kur Njësitet Speciale të Kosovës ‘zbarkuan’ në kufi që në ditët e para të trazirave, më 20 shtator. Kjo pasi serbët vendosën barrikadat për të bllokuar pikat kufitare të Jarinjës dhe të Bërnjakut, si shenjë proteste kundër vendimit të Qeverisë kosovare për targa, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ndërkohe, lidhur me këtë çështje në Bruksel po mbahet një takim që ka për qëllim zhbllokim e situatës në veri.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq në kuadër të takimit në Bruksel këtë të mërkure u takuan ndarasi me zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar.
Ndonëse nuk pati një takim tre palësh, gjatë ditës u tha se mund të ketë takime të tjera.
Pas Escobar-it, ndarasi sërish i priti në takim udhëheqësit kosovar dhe ata serb, edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
“Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Lajcak në profilin e tij në Twitter pas takimit.
A po (zh)bllokohet situata në veri?
E tentativat për ta zhbllokuar situatën, ndonëse po vazhdojnë në Bruksel, në veri të vendit në anën tjetër është një situatë krejt tjetër.
Në njërën nga zonat e tensionuara, në Bërnjak, në mëngjesin e së mërkurës u shtuan barrikadat.
Përpos kësaj, protestuesit serb kanë vendosur edhe tre kamionë me zhavor duke vështirsuar qarkullimin në atë zonë, po ashtu edhe numri i protestuesvë është parë të jetë më i madhë.
Barrikadat e reja janë vendosur përtej urës mbi Liqenin e Ujmanit.
Përpos Policisë së Kosovës, në veri po vazhdojnë të qëndrojnë forca të shtuara të KFOR-it.
Gadishmëria e Kosovës për t’i hequr barrikadat, e refuzimi serb
Në konferencën e përbashkët për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Albin Kurti tha se kanë zbatuar një dakordim të vjetër sa i përket targave por që Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar mjete luftarake të prodhimit rus.
“Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një dakordim të vjetër, fatkeqësishyt Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca ushtarake dhe mjete luftarake siç janë tankset dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë”, tha Kurti.
Pozitë e opozitë tejkalojnë dallimet, unifikohen për veriun
Për shkak të zhvillimeve në veri të vendit Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani kishte ndërprerë vizitën e saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është kthyer në Prishtinë.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, pas mbledhje të Këshillit të Sigurisë, në të cilën është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në vend, ka zhvillaur takime edhe me krerët e partive politike në Kosovë.
Kryetari i Patisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shprehen gaditshmërin e tyre të mbështin Qeverinë në vendimin për reciprocitetin.
Po ashtu, përpos takimeve institiucionale, pati edhe aso të nivelit rajonal.
Të hënën në Kosovë ishte edhe kryeministri i Shqipëris, Edi Rama i cili ofrori përkrahje per instutucionet e Qeverisë së Kosovës per situatën e krijuar në veri të vendit.
Ai madje ‘akuzoi’ Serbinë, se po bënë ‘shfaqje teatrale ushtarake’ në veri.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka arsyetuar vendosjen e reciprocitetit duke thënë se Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës.
Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.
Për këto targa të përkohshme shoferët duhet të paguajnë pesë euro dhe vlefshmëria e tyre është dy muaj./Gazeta Enigma/.