Theophilus Solomon, futbollist i klubit kosovar Gjilani është liruar nga qendra e paraburgimit në Gjilan, raporton ekskluzivisht Gazeta “Enigma”.
Solomon, shtatas nigerian po qëndronte në masën e paraburgimit në Gjilan nga 24 Shkurti i këtij viti, derisa kishte urdhër arresti nga Interpol për shkak të një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë.
“Është ndërprerë masa e paraburgimit për Theophilus Solomon”, e konfirmoi për Gazetën “Enigma” zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
Solomon ishte dënuar në fund të vitit 2022 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë për veprën penale ushtrim të dhunës sistematike ndaj të dashurës së tij në kohën kur ishte duke luajtur në Shqipëri te skuadra e Partizanit nga Tirana në shkurtin e vitit 2021.
Sulmuesi 27 vjeçar kaloi këtë edicion te Gjilani nga Ballkani ku ishte shpallur kampion.
Gjatë këtij edicioni ai kishte realizuar gjashtë gola për klubin kuqebardh, i cili qëndroi afër futbollistit duke besuar në vazhdimësi për pafajsinë e tij. Më vonë edhe raporti i detajuar… /Gazeta Enigma/