Elezi për deklaratën e Vuçiqit në OKB: Serbia mbetet e përkushtuar që ta cenoi sovranitetin e vendeve tjera

Elezi për deklaratën e Vuçiqit në OKB: Serbia mbetet e përkushtuar që ta cenoi sovranitetin e vendeve tjera

Të mërkurën e 24 shtatorit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova është “pjesë e pandashme e Serbisë” dhe “shtylla kryesore e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore” të Serbisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka deklaruar se Kosova për serbët nuk është vetëm një tokë, por djep i shpirtit dhe i ekzistencës në atë tokë ku sipas tij serbëve që jetojnë në Kosovë po u mohohen të drejtat themelore njerëzore.

“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe e ekzistencës sonë në këtë tokë. Atyre po u mohohen të drejtat themelore njerëzore: e drejta për jetë, për lëvizje, për arsim dhe për përkujdesje shëndetësore. Atyre u mohohet qasja në vendin e punës dhe në pronë”, pretendoi udhëheqësi serb.

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi vlerëson se Serbia mbetet e angazhuar për të cenuar sovranitetin e vendeve tjera.

Sipas Elezit deklarata e Vuçiqit në OKB ishte një paralajmërim që Serbia deshi ta dërgoj në opinionin serb që lidhen me nacionalizmin.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me deklarimet e tij në OKB edhe njëherë dëshmon qartazi se Serbia mbetet e angazhuar për të cenuar sovranitetin e vendeve tjera, madje mbetet problemi kryesor i jo sigurisë në gadishullin ballkanik”, tha Elezi për Gazetën “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se “në diskursin të cilin ai e tregoi qartazi në këtë diskutim në këtë aktivitet është i njëjtë me aktivitete që realisht është i njëjtë qoftë me ato aktivitete që realisht janë të njëjta me ato të sigurisë dhe ato politike sa i përket cenimit të sovranitetit të vendeve të cilat janë të pranuara ndërkombëtarisht dhe njëkohësisht është një lloj paralajmërimi që Serbia nuk do të pushoj së angazhuari drejt cenimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës ngase i njëjti është i gatshëm që edhe me këtë lloj deklarate të konsumoj me opinion serb çështjet që lidhen me nacionalizmin e Serbisë se madhe, e që në fakt ka për qëllim aneksimin e zonave të caktuara të vendeve kufitare”.

“Vuçiq ka harruar se Kosova është vend i pavarur”

“I njëjti kishte harruar se Kosova është vend i pavarur dhe asnjë lidhje nuk ka të bëjë me atë e cila është në Kushtetutën e Serbisë dhe se Serbia mund të angazhoj çështje që lidhen me jap shtetësinë e Kosovës. Kosova është një vend i pranuar në shumicën e Organizatave Ndërkombëtare, i pranuar prej shumë vendeve të fuqishme në glob sa i përket #ështjeve që lidhen me sigurinë dhe gjithashtu mbetet një ndër shtetet që më së shumti angazhohet në çështjet që lidhen me zbatimin e drejtësisë dhe çështjeve që lidhen po ashtu me sigurinë”, deklaroi Elezi.

Tutje ai ka thënë se Kosova është shembull për respektimin dhe zbatimin e të drejtave të pakicave në vendin tonë.

Ky diskurs i Beogradit zyrtar dhe deklarimet e Vuçiqit mbeten vërtet një kërcënim serioz për sigurinë në Kosovë tha ai.

“Kosova është një shembull tipik se si duhet të organizohen aktivitete të cilat zbatojnë të drejtat e pakicave në vend dhe njëkohësisht që nuk ka asnjë pretendim asnjë plan kundrejt vendeve tjera që lidhen me të drejtat e pakicave, p.sh. siç janë shqiptarët pakicë në Serbi apo në Maqedoninë e Veriut”, tha Elezi për “Enigmën”.

“Ky diskurs i Beogradit zyrtar dhe deklarimet e Vuçiqit mbeten vërtet një kërcënim serioz për sigurinë në Kosovë, dhe duhet të i trajtojmë me kujdes sepse këto lloj deklarata bëhen për konsum të brendshëm për zhvillimet që eventualisht mund të ndërmarr Serbia në lidhje me jo sigurinë e vendeve fqinje, në këtë rast edhe Kosovën”, deklaroi eksperti i sigurisë.

“Këto që i dëgjuam nga Vuçiq, këto lloj paralajmërime janë konstatuar edhe nga vizita e shefit të CIA-s gjatë vizitës së tij në Ballkan ku vizitoj Bosnjën, Kosovën dhe Beogradin dhe i konsideroj si burime jo sigurie”, ka theksuar Elezi.

Sipas tij deklaratat e tilla duhet të jenë të sanksionuara nga vendet të cilat mbështesin demokracinë dhe zhvillimin e shteteve me demokraci të konsoliduar siç është Kosova.

“Prandaj Inteligjenca amerikane në kohë reale ka grumbulluar informacione për narrativen që ndjek Beogradi zyrtar dhe për përpjekjet që Beogradi zyrtar sa i përket çështjes së cenimet të sovranitetit të vendeve fqinje, në këtë rast Republikës së Kosovës. Prandaj deklaratat e tilla duhet të jenë të sanksionuara nga vendet të cilat mbështesin demokracinë dhe zhvillimin e shteteve me demokraci të konsoliduar siç është Kosova dhe njëkohësisht duhet që ti bëhet e qartë Serbisë se kjo lloj dhune deklarative është e dëmshme jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian përfshirë edhe ato ballkanike ngase minon ose godet drejtpërdrejt në mënyrë te vrazhdë angazhimet e SHBA, BE për çështjet që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe lirinë dhe çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e drejtësisë”, ka përfunduar Elezi.

“Serbia mund të bërtasë sa të dojë. Faktet nuk ndryshojnë. Kosova është këtu”

Këshilltari politik i presidentes, Rinor Nuhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, rreth mënyrës se si shefja e shtetit të Kosovës, ka hyrë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai në platformën X, ka shkruar se fabrika e lajmeve të rreme e Vuçiqit dhe Marko Gjuriqit po punon me orar të zgjatur, gjersa shtoi se presidentja Osmani është akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së, si çdo kryetar shteti tjetër.

“Gënjeshtra pas gënjeshtrash. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk u ‘fut kontrabandë’ në OKB nga ‘një vend tjetër’, as nuk hyri si ‘turiste’. Ajo është e akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së… si çdo kryetar shteti tjetër. Serbia mund të bërtasë sa të dojë. Faktet nuk ndryshojnë. Kosova është këtu. Dhe është këtu për të qëndruar. Përgjithmonë Kosova”, ka shkruar Nuhiu.

“Serbia përmes dronëve është duke shkelur hapësirën tonë ajrore”

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pohuar se kohën e fundit Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës.

“Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Tash kohën e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, ka thënë ai në KTV.

Sveçla ka thënë se kanë identifikuar disa raste të dronëve serbë mbi Kosovë.

“Por e thash duke dashtë që të pasqyrojë natyrën e veprimit të institucioneve të Serbisë dhe  e përmenda edhe paradën ushtarake  e cila në vetvete është një kërcënim ndaj Republikës së Kosovës posaçërisht meqenëse shumica e vendeve që rrethojnë Serbinë janë anëtarë të aleancës ma të madhe ushtarake NATO-s, do të thotë Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria por edhe Bullgaria e vendet e tjera fqinje nuk mund të jenë të cenueshme nga Serbia”.

Petkoviq i reagon Sveçlës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, është përpjekur të ironizojë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, pasi KFOR mohoi se ka pasë shkelje nga dronë që “mund të ndikojnë në sigurinë në të gjithë Kosovën”.

“Vetë KFOR-i i demaskoi sot gënjeshtrat e hapura të Sveclës, duke konfirmuar se nuk kishte shkelje të rregulloreve nga Beogradi. Me shumë mundësi i mahnitur nga parada madhështore ushtarake në Beograd, Svecla u ngatërrua aq shumë saqë filloi të shpikte histori për dronët serbë”, ka shkruar Petkoviq në X.

Armë, uniforma e pasaporta serbe konfiskohen brenda territorit të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale pas një operacioni në një podrum afër Sheshit “Car Lazar”.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit, janë konfiskuar: pushkë automatike, pushkë gjahu, 50 fishekë, kondak pushke, një palë pranga, mbajtës pushke, maskë kundër helmeve me çantën e saj, këllëf arme dhe 5 karikatorë të zbrazët.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës për “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Deri më tani s’ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion për armë ilegale, substanca narkotike apo veprimtari të tjera të kundërligjshme ta raportojnë menjëherë përmes numrit 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

“Njohjen e Kosovës e kanë tërhequr 28 vende, duhet vazhduar fushatën”

Ministri për Integrime Evropiane i Serbisë, Nemanja Staroviq, ka pretenduar se 28 vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se ekziston hapësirë që fushata për tërheqje të njohjeve të vazhdojë, dhe që një grup i caktuar shtetesh të ndryshojë vendimin e tyre.

“Nuk është puna ime të përmend emrat e shteteve që mund të jenë në grupin e atyre që pritet të ndryshojnë qëndrim. Kemi 28 tërheqje të njohjeve në tetë vjet, sa ka zgjatur fushata aktive, dhe besoj se ka hapësirë për bisedime me një grup të caktuar shtetesh që ky proces të vazhdojë”, ka thënë Staroviq, duke komentuar deklaratën tashmë bajate të presidentit Aleksandar Vuçiq se “së shpejti priten lajme të mira” për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/

Related Articles