Nga pritjet e shumta nëpër korridoret e hapësirave spitalore, vërehet një fluks i madh i pacientëve. Shumica nga ta kanë kërkesa të ngjashme për shërbime dhe simptoma pothuajse të njëjta, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Drejtorët e disa nga Qendrave të Mjekësisë Familjare në Kosovë në një pronincim për Gazetën ‘Enigma’ kanë thënë se pacientët që po kërkojnë trajtim ndaj gripit sezonal janë trefishuar kohëve të fundit.
Lëvizjet sa kanë filluar të bëhen më të shpeshta, grumbujt e njerëzve që kërkojnë ndihmë nëpër QKMF janë shtuar dukshëm.
Nevoja për të trajtuar gjithë këto kërkesa, ka bërë që stafi shëndetësor të jetë më i ngarkuar.
Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan, Arbenita Hajdari, në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka theksuar se gjendja me gripin sezonal ëshë alarmante.
“Numri ndoshta edhe është trfishuar me grip sezonal. Këto janë simptomat e gripit sezonal: ethe, temperature, dhimbje të trupit, kokëdhimje dhe plogështi”, ka deklaruar Hajdari.
Njëherit, ajo ka shtuar se simptomat e gripit sezonal janë të ngjajshme me ato të COVID-it, “Pra janë gati simptoma të njejta me COVID-19 ku pacientët kanë kryer edhe teste rapide, por fatmirësisht tetset kanë dal negative”.
Sipas saj, “Rastet me grip sezonal janë trefishuar se me thënë që janë dyfishuar është pak”.
Moshat më të prekura nga gripi sezonal
Hajdari është shprehur se në Gjilan mosha mesatare është më e prekura nga ky grip.
“Për momentin mosha mesatare është më e prekura, pra nga 20 deri në 65 vjeç, edhe pse janë të përfshira të gjitha grupmoshat por ky grup është më i prekuri”.
Ndërsa Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadide Ymeri ka theksuar se fëmijët janë më të prekurit në këtë qytetë.
“Të prekur nga ky grip ka nga të gjitha grupmoshat, por mosha më e prekur është ajo e fëmijëve”.
Edhe doktoresha e Mjeksisë Familjare në Prishtinë, Vesa Gashi ka theksuar se mosha e re është më e prekura nga gripi sezonal.
“Moshat e reja po janë më të prekua nga ky virus, teksa shtoi se personat që e kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal janë shumë më të mbrojtur”.
Tutje, Gashi tregon se pacientët që po kërkojnë trajtim ndaj këtij janë shtuar ndjeshëm kohëve të fundit, por që situata është duke u menaxhuar nga mjekët.
Sa i përket simptomave, ajo tha se janë vështirë të dallueshme nga ato të COVID-19.
Ndërsa, Drejtoresha e QKMF-së në Ferizaj ka theksuar se është rritur numri i pacientëve të prekur nga gripi sezonal.
“Edhe në Ferizaj ka një fluks të madh të pacientëve me simptoma të gripit sezonal, pra kemi një numër të shtuar të prekur me gripin sezonal”.
Sipas Ymerit, “Kjo gjë po vërehet edhe gjatë natës kur tani më kemi shtuar edhe kujdestari”.
Ndryshe, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj nuk janë qendrat e vetme që po përballen me fluks të qytetarëve të prekur nga ky virus./Gazeta Enigma/