Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë e cila po mbahet në Mynih e ka takuar admiralin Stuart B. Munsch, i cili është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Kurti tha se NATO është pjesë jetike në Kosovë.
Ai theksoi se vendi ynë është i gatshëm t’ia kthejë të mirat.
“Nga ndalimi i gjenocidit në 99-tën e deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë. Siç diskutova me Admiralin Munsch, ne jemi gati të kthejmë të mirat. Edhe këtë vit Kosova do të jetë edhe një herë pjesëmarrëse dhe vend pritës i Defender Europe 23.”, ka thënë Kurti.
From stopping genocide in '99 to supporting Kosova's security, @NATO is a vital part of our past, present & future. As I discussed w/ @JFC_Naples Commander Munsch, we're ready to give back. This year Kosova will once again be a participant & host country of Defender Europe 23. pic.twitter.com/SZzWWHkhKR— Albin Kurti (@albinkurti) February 19, 2023