Policia jep detaje për vrasjen e 26 vjeçarit në Pejë

Policia jep detaje për vrasjen e 26 vjeçarit në Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vrasjen e 26 vjeçarit i cili mbeti i vdekur nga përleshja me thikë në lagjen “Fidanishte” në Pejë, raporton Gazeta Enigma.



Përmes një komunikate për media policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:45 në rrugën “Konferenca e Bujanit”.

Sipas Policisë, në përleshje ishin të përfshirë tre persona.

Në këtë përleshje janë përdorur edhe thikat ku njëri prej të përfshirëve ka marrë lëndime më të rënda trupore, teksa më vonë ka ndërruar jetë.

Të dyshuar për rastin janë dy persona.

“Policia ka arrestuar të dyshuarin K.S., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar) i cili po ashtu ishte i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë që është i përfshirë në këtë rast: L.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Ndërsa, viktima e rastit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kurse, dy të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, do të dërgohen në ndalim prej 48 orëve./Gazeta Enigma/

Related Articles