Skandalet e njëpasnjëshme të Gërvalles, opozita i konsideron të pafalshme, jo rrallë herë barrën e saj e merr përsipër Kurti

Skandalet e njëpasnjëshme të Gërvalles, opozita i konsideron të pafalshme, jo rrallë herë barrën e saj e merr përsipër Kurti

“Ministrat kanë një grumbull të stafit po edhe sherbyesit e tjerë të Ministrisë janë në dispozicion të ministres. Andaj janë të pafalshme gabimet në deklarime, shkrime dhe protokolle”, raporton Gazeta Enigma.

Kështu i komenton skandalet e ministers së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

“Tjeter është pergjegjesia individuale e tjetër shtetërore. Andaj kujdesi si në sjellje e po ashtu edhe në veprime duhet të jetë maksimal. E pranoj që këto e dëmtojnë imazhin dhe integritetin si person po edhe si institucion. Të gjithë duhet të kujdesen që këto gabime të mos përsëriten sepse ndikon në imazhin e Kosovës”, tha Kadrijaj për ‘Gazetën Enigma’.

Ndërsa, analisti, Rasim Alija ka thënë për ‘Gazetën Enigma’ se këto nuk janë të vetmet huqje të Gërvallës, e që sipas tij këto mbeten dëshmi që Gërvalla nuk është në pozitën ku mund ta bëjë më të mirën për vendin.

“Që nga deklarimet e saja si minister, dështimet për të ndjekur rregullat protokollare te përfaqësimit të dinjitetshem të republikes e deri tek pamjaftueshmeria për të artikuluar qendrimet e Republikes në rrafshin e politikes së jashtme, kanë qenë dhe mbeten deshmi që Gërvalla nuk është në pozitën ku mund ta bëjë më të mirën për vendin”, tha Alija për ‘Gazetën Enigma’.

Ndër të tjera, Alija thotë se jo rrallë here barren e Ministrisë së Jasthme e ka marrë përsipër kryeministri, Albin Kurti.

Alija theksoi se në situate të tilla më e rrugës do të ishte se Gërvalla t’i fokusonte energjitë në postin e zëvendëskryeministres, ndërsa kryeministri ta lirojë vetën nga përpjekja për të mbuluar e korrektuar dështimet e ministres, duke zgjedhur dikend në krye të politikës së jashtme dikend që ka integritet, kompetencë dhe ka memorie institucionale.

“Ministria e jashtme nuk është minstri e zhvillimit rajonal, për të funksionur me premisen “hajt se msohemi, tu pa e tu ba”, theksoi ai.

Ndryshe, për skandalet e ministers së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pasur reagime të shumta nga skena politike.

Pas gabimeve të shumta drejtëshkrimore që kishte bërë para një muaji, ku pas një postimi në gjuhën angleze me shumë gabime MPJ ishte detyruar të fshijë postimin dhe të e rishkruajë qëndrimin e Kosovës lidhur me ndaljen e një avioni në Bjellorusi.

Gërvalla, është arsyetuar se limiti prej 270 karaktereve në rrjetin social “Twitter” ka bërë që postimi i saj të ketë gabime drejtshkrimore.

“Përpjekja për të futur në 270 shkronja një mesazh të komplikuar duke lënë anash të gjitha lidhëzat, ka shkaktuar një tekst që është…. ju jap të drejtë. Ashtu është. E kemi marrë të njëjtin tekst e kemi zgjeruar. I kemi futur lidhëzat. Është i njëjti mesazh. Mendoj që kemi një tekst të kuptueshëm”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Gërvalla ka bërë edhe një skandal tjetër, ku ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s teksa ka tentuar të përshkruajë takimin me Sekretarin Gjeneral të Organizatës Euro-Atlantike.

E që për këtë gabim, nuk është arsyetuar por vetëm e ka përmirësuar atë.

Vlen të theksohet se ministrja Gërvalla ka bllokuar edhe disa nga qytetarët të cilët e kanë kritikuar në rrjetin sociale ‘Twitter’ për gabimet drejtëshkrimore, por edhe për paraqitjen e saj në vizita zyrtare.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles