Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i gjinisë mashkullore është gjetur i shtrirë në tokë dje në Gjakovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor dhe ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Gjakovë 01.03.2022 – 16:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në tokë. Ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë/Gazeta Enigma.