Ambasada amerikane ndriçohet me flamurin e LGBTQI+

Ambasada amerikane ndriçohet me flamurin e LGBTQI+

Për “Javën e Krenarisë” që po mbahet në Prishtinë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është ndriçuar me flamurin e komunitetit LGBTQI+, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook ambasada amerikane ka shkruar se ndërtesa e tyre ka shkëlqyer nga krenaria.

“Ndërtesa jonë e ambasadës po shkëlqen nga krenaria! Ndriçuam objektin tonë ndërsa shënuam Prishtinën #JavëneKrenarisë mbrëmë. Ne qëndrojmë me komunitetin LGBTQI+ në mbështetje të dashurisë, diversitetit dhe barazisë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se të shtunën në Prishtinë dhjetëra persona marshuan në shënimin e Paradës së tetë të Krenarisë, dedikuar të drejtave të komunitetit LGBTQI+. /Gazeta Enigma/

Related Articles