Tahiri: AAK-ja s’e voton buxhetin e vitit 2025

Tahiri: AAK-ja s’e voton buxhetin e vitit 2025


Partia opozitare, AAK kanë konfirmuar se nuk do ta votojnë buxhetin e vitit 2025, raporton Gazeta Enigma.

Kështu njoftoi Besnik Tahiri i cili theksoi se e kanë pranuar buxhetin, dhe në formën aktuale nuk do ta votojnë atë.

“Është buxhet që ia ka varros shpresën 80 mijë njerëzve që punojnë në shtetin e Kosovës për një pagë të dinjitetshme. Është buxhet që ska asnjë projekt kapital të rëndësishëm. Është një buxhet që nga ne do të kundërshtohet nga ne fuqishëm dhe është buxhet që do të rishikohet në mars të vitit të ardhshëm”, tha Tahiri.

Tahiri tha se nuk ka mundësi që “as të përmirësohet më” projektbuxheti dhe se nuk do ta votojnë si të tillë. “Pra ne nuk e votojmë këtë buxhet, se e shohim këtë buxhet si një instrument që është letërnjoftimi  kësaj qeverise. Letënjoftimi i kësaj qeverie është që i kanë majt pezull për katër vjet fillimisht me ligjin e pagave, pastaj me koeficientin dhe në fund s’ka ndodhur asgjë”, ka thënë ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles