Janë bërë më shumë se një muaj kur në Kosovë ka filluar vaksinimi i grupmoshës 12-15 vjeç, kundër COVID-19.
Ndërsa, nga kjo moshë mund të vaksinohet vetëm ata fëmijë që kanë imunitet të dobët apo probleme shëndetësore, kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga Ministria e Shëndetësisë.
“Në Kosovë vaksinohen fëmijët e moshës 12-15 vjeç, me indikacione mjekësore, pra ata që kanë imunitet të komprometuar, apo probleme te ndryshme shëndetësore, ky grupacion vaksinohet me vaksinën e Pfizer dhe pas konsultimeve të prindërve me mjekët përkatës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Nga MSH-ja kanë njoftuar se deri më tani janë vaksinuar gjithsej 81 mijë e 781 fëmijë.
“Sipas të dhënave të fundit, grupacioni prej moshës 0 deri 20 vjeç numëron 81 mijë e 781 të vaksinuar”, thuhet më tej në përgjigje.
Në Kosovë ditëve të fundit ka rënë numri i rasteve të reja dhe viktimave të prekur nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona dhe janë konfirmuar 84 raste të reja me Coronavirus.