Kasanof: Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë kanë vështirësuar avokimin efektiv të SHBA për Kosovën

Kasanof: Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë kanë vështirësuar avokimin efektiv të SHBA për Kosovën

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Aleksander Kasanof, ka kritikuar veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se ato kanë komplikuar përpjekjet e SHBA-së për të avokuar në mënyrë efektive për Kosovën, shkruan Enigma.

Kjo u tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Prishtinë, ku ai është pyetur nëse ndanë të njëjtin mendim me paraardhësin e tij Gabriel Escobar se kryeminisri Albin Kurti s’po e trajton Qeverinë amerikane si partnere dhe se presidentja Vjosa Osmani është garantuese e partneritetit.

Kasanof ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar për sovranitetin dhe demokracinë multietnike që është ndërtuar në Kosovë.

“Dua të shtojë gjithashtu se është e qartë nga komentet paraprake që janë bërë nga shumë zyrtarë amerikanë se veprime e pa koordinuara që janë bërë nga Qeveria kanë komplikuar mundësinë tonë që të avokojmë për Kosovën në mënyrë efektive”.

Kasanof tha se SHBA ka qenë dhe do të mmbetet përkrahëse e fuqishme e Kosovës.

“Ajo që dua të theksoj në fillim është që SHB mbetet e përkushtuar për sovranitetin dhe demokracinë multi-etnike që është ndërtuar këtu në Kosovë. Ne kemi qenë përkrahës të fuqishëm të saj dhe ne do të vazhdojmë të përkrahim këtë. Ne vazhdojmë të përkrahim gjithashtu integrimin e Kosovë në strukturat eruo-atlantik, sidomos në këtë kohë kur shohim shumë ndryshime në Evropë. Ne mendojmë se kjo vazhdon të jetë vendi i duhur për Kosovën dhe duam që kjo të avancojë dhe duam të punojmë me Kosovën në këtë”, ka thënë Kasanof.

Kasanof ka thënë se në takimet me krerët e shtetit ka theksuar dëshirën amerikane për partneritet më efektiv.

“Në takimet me presidenten dhe kryeministrin kam theksuar dëshirën tonë për partneritet më efektiv. Gjithashtu shpreha se sa jemi të kënaqur me zhbllokimin e lëvizjes së mallrave dhe që Kosova ka qenë në gjendje të marrë një vend në CEFTA”, ka shtuar tutje Kasanof.

Related Articles