Luiza Gega fiton medaljen e artë në Serbi, kualifikohet për në Lojërat Olimpike

Luiza Gega fiton medaljen e artë në Serbi, kualifikohet për në Lojërat Olimpike

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH), ka njoftuar se sportistja Luiza Gega, është kualifikuar për në Lojërat Olimpike të 2024 në Paris.

Gega mori medalje të artë sot në Kraljevo të Serbisë, ku u zhvillua kampionati Ballkanik i Atletikës në disiplinën 3000m/p me kohën 9.21.53.

Koha në të cilën Gega arriti të kalonte vijën e finishit është normë kualifikuese për në Lojërat Olimpike Paris 2014.

Ajo bëhet sportistja e parë shqiptare e kualifikuar për në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën kualifikuese për në Paris 2024.

Related Articles