Policia e Kosovës përmes raportit 24 orët e fundit ka njoftuar se janë raportuar 12 raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në Prishtinë është arrestuar një person me çrregullime psikike, pasi i njëjti është bërë agresiv dhe ka kanosur anëtarët e familjes së tij.
Prishtinë 25.03.2023 – 09:40. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djali i tij që është me terapi pasi ka çrregullime psikike është bërë agresiv dhe ka filluar të bërtas nëpër shtëpi duke i kanosur anëtarët e familjes. I dyshuari është arrestuar pas trajtimit mjekësor në klinikën e psikiatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona pasi njëri nga ta ka sulmuar fizikisht gruan e tij, dhe tjetri pasi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Fushë Kosovë 23.03.2023 – 11:45. “Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj ish-bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Fushë Kosovë 25.03.2023-13:30. “Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se ka pas një mosmarrëveshje verbale dhe është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Një person tjetër është arrestuar gjatë 24 orëve të fundit për shkak të dhunës psikike që ka ushtruar ndaj gruas së tij. Rasti ka ndodhur në Graqanicë.
Graqanicë 25.03.2023-10:45. “Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj dhe e njëjta ka frikë të jeton me të njëjtin. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Ndërsa një tjetër person është arrestuar në Shtërpce pasi i njëjti vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.
Shtërpce 25.03.2023-15:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur viktimën mashkull kosovar djalin e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
E në Ferizaj arrestohet një tjetër person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Ferizaj 24.03.2023 – 20:45. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njejti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Në Prizren një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, dhe një tjetër pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt. Edhe ky i fundit ishte raportuar në polici për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Prizren 25.03.2023 – 10:10. “Raportohet se pas një mosmarrëveshje dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt2, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Prizren 25.03.2023 – 10:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Edhe në Suharekë ka pasur raportim për dhunën në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, dhe edhe në këtë qytet ka të arrestuar.
Suharekë 25.03.2023-19:17. “Dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovar/e-bashkëshortë të dytë me çrregullime mendore janë intervistuar pasi që të njëjti kohë pas kohe ofendohen dhe sulmohen mes veti. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Pas dhunës psikike së ushtuar ndaj gruas dhe vajzës së tij nën ndikimin e alkoolit gjakovari dërgohet në mbajte.
Gjakovë 25.03.2023 – 00:50. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
E në Skenderaj vëllai ushtron dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Skenderaj 25.03.2023, 20:50. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Edhe një i arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes, rasti ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës.
Mitrovicë 25.03.2023-15:58. “Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /GAZETA ENIGMA/