Kabashi: AAK rrezikon kalimin e pragut në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kabashi: AAK rrezikon kalimin e pragut në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit Lëvizja Vetëvendosje garon bashkë me ListëN GUXO, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane (PSHDK), ndërsa PDK, LDK, AAK dhe NISMA garojnë të vetme, shkruan Gazeta “Enigma”.

Analisti Bekim Kabashi, ka komentuar skenën politike pas certifikimit të subjekteve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në një përgjigje për Gazetën “Enigma” Kabashi deklaroi se dallimi i vetëm i këtyre zgjedhjeve është se AAK garon e vetme në këto zgjedhje, e cila rrezikon kalimin e pragut parlamentar.

“Partitë politike nuk kanë bërë ndonjë ndryshim thelbësor nga zgjedhjet e kaluara. Dallimi i vetëm thelbësor është ai se AAK kësaj here shkon e vetme në zgjedhje, dhe kjo e rrezikon kalimin e pragut parlamentar”, theksoi ai.

“Ndërsa koalicioni që ka bërë LVV, nuk është që pritet të jap ndonjë rezultat me ndryshim të madh, pasi numri i votave që mund të tërheq PSHDK është i kufizuar. Tabloja e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit me shumë gjasë pritet të jetë një replikim i rezultatit të 9 shkurtit”, deklaroi Kabashi.

Kujtojmë se partitë politike kanë afat deri më 7 dhjetor që t’i dorëzojnë në KQZ listat për deputetë me të cilat garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. /Gazeta Enigma/

Related Articles